Nga Shqipëria / E Enjte 28 Nëntor 2019, 13:01

Njoftimi rrënqethës: 4 anëtarët e familjes Reçi përcillen sot për në banesën e fundit

Katër pjesëtarë të familjes Reçi me origjinë nga Mirdita humbën jetën tragjikisht nën rrënoja si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Babai Eduard Reçi, 54 vjeç, nëna Dolora Reçi, 49 vjeç, vajza Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe djali Klaus Reçi, 21 vjeç do përcillen sot për në banesën e fundit. Një njoftim që të rrënqeth. 

Kristi Reçi ishte vajza që studionte Mjekësi dhe ëndërronte që të bëhej mjeke, por ëndrrat iu prenë. Kristi është vajza e xhaxhait të këngëtares dhe moderatores Evi Reçi.

Ndarjen nga jeta të Kristit e konfirmoi dje rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranës Arben Gjata: “Mes vik timave të të rmetit edhe studentja jonë, e ndjera Kristi Reçi. Për të dhe për të gjithë vik timat e kësaj dite të kobshme; ju qoftë përherë e gjelbër lëndina, u pre hshi në paqe dhe ngu shëllime familjeve!”, shkruajti Gjata në Facebook.