Tirana e Durrësi nuk gjejnë qetësi. Dy lëkundje të tjera janë shfaqur në harkun kohor të 3 minutave (11:22-11:25). Tërmeti i parë ka shënuar magnitudën 3.3, në thellësi 10 km dhe në distancë 59 km nga Tirana dhe 35 km nga Durrësi. Ndërsa lëkundja e dytë ka qenë më e fuqishme. Tërmeti i dytë ka shënuar 4.6 ballë dhe në thellësi 10 km.
