Nga Shqipëria / E Enjte 28 Nëntor 2019, 10:10

Kryeministri Rama uron Ditën e Pavarësisë me videon prekëse

Sot Shqipëria do festonte Ditën e Pavarësisë, por tërmeti i të martës bëri që këto ditë festash të kthehen në ditë zie, lotësh e dhimbjesh. Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka uruar që Dita e Pavarësisë të kthehet në ditë të shënuar solidariteti kombëtar. Rama ka postuar një video nga operacioni i kerkim shpetimit ne zonat e goditura rende nga termeti dhe ben apel per ndihmë.

Postimi i Ramës:

"MIRËMËNGJES

dhe me adresen unike shtetërore për adresimin e çdo kontributi, në https://e-albania.al/dhuro ju uroj të gjithëve Ditën e Pavarësisë dhe uroj që këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në DITË të shënuara SOLIDARITETI KOMBËTAR, në respekt të atyre që s’janë më dhe në mbështetje të familjeve që sot kanë nevojë për TË GJITHË NE"