Mbrëmjen e djeshme lëkundje tërmeti u ndjenë në orën 23:19 me magnitudë 4. Në këtë orar po transmetohej live emisioni "Opinion" dhe në momentin e lëkundjeve u krijua panik tek të ftuarit. Moderatori Blendi Fevziu ruajti qetësinë dhe u kërkoi të mos lëvizin.
"Tërmet", tha dikush.
"Po bie tërmet ëë? Ra një çik tërmet, mos u trembni, mos lëvizni, po keni frikë dilni, por mos kini frikë se nuk ndodh gjë", tha Fevziu.
“Uaaa si do dalim tani”, u dëgjua zëri i gazetares teksa mbuloi kokën me duar.
View this post on Instagram
