Bebe Rexha, këngëtarja me origjinë shqiptare e famë ndërkombëtare ka vendosur të udhëtojë drejt Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues që i mori jetën dhjetëra njerëzve e la të plagosur qindra të tjerë. Bebe ka hapur një llogari në të cilën janë mbledhur mijëra dollarë nga donacionet dhe vetë ajo ka dhuruar 10 mijë dollarë.
"Ju lutem ndihmoni Shqipërinë. Unë personalisht do nisem për në Shqipëri për t'u siguruar që paratë po shkojnë në vendin e duhur", shkruan Bebe.

