Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Nëntor 2019, 23:11

Gjendet e pajetë anëtarja e familjes Lala, 5 të tjerë ende nën rrënoja

Tërmeti shkatërrues 6,4 ballë i mëngjesit të së martës, solli pasoja fatale në vend. Shumë jetë njerëzish u humbën e të tjerë vazhdojnë të mbeten në rrënoja. Një ndër familjet më fatkeqe, është familja Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Ditën e djeshme u nxorën të pajetë Sadete Lala 79 vjeç dhe Amelia 8 vjeç ndërsa sot një tjetër anëtare e po së njëjtës familje, Marjeta Lala, është nxjerrë nga rrënojat. Ndërkohë 5 anëtarë të tjerë, vazhdojnë të mbeten nën rrënoja. Gisa 19-vjeç, Dionis dhe Dionisa 2 vjeç (binjakë), Emilio 6 vjeç dhe Ilir (i paralizuar).