Tërmeti i fortë që tronditi shqipërinë mëngjesin e së martës, duke lënë në qiell të hapur shumë familje, ka bërë që shqipëtarët të tregohen më të bashkuar se kurrë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Qendra ‘Fundjavë ndryshe’ me në krye Arbër Hajdarin, ka mbledhur pranë vetes reperin e njohur Mozzik, Ermal Mamaqin, Irgen Çelën, Arjola Demirin e shumë vullnetarë të tjerë të gatshëm për të ndihmuar me ushqime, veshmbathje, strehime etj.

Së fundmi Ermal Mamaqi, i cili është anëtar i bordit të ‘Fundjavë Ndryshe’, ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një video ku shihet së bashku me emrat e lartpërmendur në ndihmë të njerëzve të dëmtuar nga tërmeti. Ai dhe Arbëri kanë bërë një lajmërim të rëndësishëm. Ato kanë nevojë për njerëz vullnetarë për të shkarkuar të gjitha ndihmat e ardhura që kanë ardhur nga Kosova dhe Maqedonia.
Adresa: Stacioni i fundit i Tufinës, Tiranë. –Qendra ‘Fundjavë ndryshe’. Rruga Arbërit


