Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Nëntor 2019, 22:10

I strehuan në kohë lufte, familja kosovare bën sot të njëjtën gjë për familjen nga Durrësi

Pas tërmetit tragjik që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, shumë familje humbën shtëpitë e tyre. Fatmirësisht, shqiptarët dhe kosovarët po ashtu, janë treguar të gatshëm për të ndihmuar me strehimin e familjeve të mbetura pastrehë. Një familje nga qyteti i Durrësit, familja Kazanxhi, është strehuar nga një familje kosovare, Qorraj siç raporton Radio Evropa e Lirë.

E bukura është se 20 vite më parë, familja nga Durrësi ka bërë të njëjtën gjë për familjen kosovare që sot po i hap dyert e shtëpisë. Që nga koha e luftës, dy familjet kanë lidhur miqësi të mirë me njëra-tjetrën dhe sot kosovarët po iu kthejnë nderin.

“Jemi miq të vjetër që nga koha e luftës. Nuk e kemi harruar miqësinë. E patëm sikletin tonë atje dhe thamë me këtë rast të vijmë të takohemi me miqtë tanë”, është shprehur Mihal Kazanxhi.