Reperi i njohur i Showbizit, Noizy, ka shkuar në Durrës, pranë zonës ku janë ngritur çadrat për banorët e prekur nga tërmeti. Ai ka gatuar ushqim për të gjithë, dhe më pas ua ka shpërndarë.

Në një lidhje direkte për ‘Top Channel’, në emisionin ‘Ftesë në pesë’, Noizy ka treguar se është dhunuar nga forcat e policisë gjatë qëndrimit të tij në Durrës, teksa po ndihmonte të prekurit nga tërmeti. “Unë jam këtu me ndihmuar me aq sa kam mundësi shikoj se ka ardhur forcat Renea njëri prej ktyre është shumë grindavec, unë kam këtu gjithë ditën dhe jam duke ndihmuar un nuk jam fëmijë por një punonjës shteti duhet të ketë një mënyrë komunikimi, u munduan të më ushtrojnë dhunë por nuk ja dolën, jam carë tek këmbët nga tentativa për të më ushtruar dhunë. Zbrit poshtë nga këtu. Unë nuk dua të më trajtojnë mirë se jam Noyzi por njeriu nuk trajtohet në atë mënyrë sidomos në këtë situatë. Nuk është ashtu sepse janë disa persona që po zihen me këtë person, Unë me shpresë të zotit do të shkojmë bashkë në stadium, i bëj thirrje kuzhinierëve që të ndihmojnë të gatuajnë ushqim sepse njerëzit kanë nevojë të hanë, Ju lutem të gjithëve që të krijojnë një strehim për të gatuar dhe njerëzit ti konsumojnë ato”, ka treguar reperi.
Burimi: 'Iconstyle'
View this post on InstagramNoizy në lidhje direkte nga Durrësi: Kanë tentuar të më dhunojnë! #Ftesënëâ??
