Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Nëntor 2019, 18:06

Djali i kryeministrit, Greg Rama humb vajzën e afërt me të si pasojë e tërmetit

Sot është shpallur ditë zie për Shqipërinë, pasi shumë njerëz humbën jetën nën rrënoja nga tërmeti i fuqishëm që tronditi vendin ditën e martë që në orët e para të mëngjesit. Një ndër viktimat ishte Kristi Reci, studentja e mjekësisë me ëndrra të mëdha që u detyrua t’i linte në gjysmë.

Dhimbjen për humbjen e saj, e ka shprehur dhe djali i kryministrit, Greg Rama, i cili e kishte njeri të afërt. 25-vjeçarja ka humbur jetën së bashku me familjen, vëllain e saj 22 vjeçar dhe dy prindërit. Greg Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për të gjithë viktimat e tërmetit, dhe ka përmendur dhe Kristin, të cilën e njihte personalisht. “Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruan ai në një stuatus të bërë.