Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Nëntor 2019, 18:06

Tragjike: Nënë e bir gjenden të pajetë nën rrënoja të kapur përdore

Tërmeti që tronditi mëngjesin e së martës Shqipërinë, solli pasoja fatale. Shumë njerëz humbën jetën e të tjerë kanë mbetur të plagosur e të pastrehë. ‘Dosja.al’ ka zbuluar se nënë e bir janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat në Durrës. Nëna 47 vjeçe dhe i biri 22 vjeç janë gjetur nga forcat rumune të kapur përdore.