Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Nëntor 2019, 17:05

Nisma e shqiptarit: Nga New York-u mblidhen 700 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

Me iniciativën e Marko Kepit i cili është edhe kandidat për kryetar komune në New York është formuar grupi në Facebook "Albania Earthquake Relief". Qëllimi i këtij grupi është të bëjë bashkë shqiptarët kudo nëpër botë dhe aty të mobilizohen për të dërguar çfarëdo ndihme në Shqipëri.

“Të gjitha fondet do të shkojnë drejtpërdrejt te familjet e prekura, dhe tek të lënduarit nga ky tërmet. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë!”, shkruhet në këtë grup.

Deri më tani me iniciativën e Kepit, janë mbledhur mbi 700 mijë dollarë amerikan të cilët do t’ju shkojnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Burimi: Kultplus