Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Nëntor 2019, 17:05

Evi Reçi në zi: Zbulohet lidhja familjare me studenten e mjekësisë që humbi jetën

Nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, 'Xing.al' ka zbuluar se këngëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi, ka humbur gocën e saj të xhaxhit. Bëhet fjalë për studenten e mjekësisë Kristi Reçi, e cila u nxorr e pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës.

Kristi ishte një vajzë plot ëndrra, që fatkeqësisht i la në gjysmë. Ajo ëndërronte të bëhej doktoreshë dermatologe dhe të vazhdonte jetën në shërbim të komunitetit si mjeke, por Zoti kishte plane të tjera për të.

Xing.al