Ja që edhe qentë në të tilla raste vijnë në ndihmë më shpejt se vetë njeriu! Satak quhet qeni i njësitit special të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Satak shpëtoi gjatë ditës së djeshme një person nga rrënojat në Thuman. Top Channel bën të ditur se Sataku arriti të lokalizonte edhe dy trupat e pajetë të çiftit Graku dhe një pjesëtar të pajetë të familjes Cara.

Në Shqipëri janë duke qëndruar tri ekipe të Kërkim-Shpëtimit Urban, një njësi e përgatitur e qenve, ekip i komunikimit, policia ushtarake e FSK-së dhe ekipi i Mjekësisë. Deri më tani nga tërmeti i fuqishëm ka kishe goditur Shqipërinë në mëngjesin e djeshëm kanë mbetur të vde kur 31 persona dhe 650 tjerë të plagosur.

