Mijëra qytetarë kanë ofruar ndihmat e tyre për të prekurit nga tërmeti që goditi vendin mëngjesin e ditës së djeshme. Para, ushqime apo rroba janë ofruar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Një gjest të veçantë ka bërë paraditen e sotme edhe një nënë nga Korça. Ajo ka shkuar në vendin ku grumbullohen ndihmat së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët. Bashkëshorti la disa qese me ndihma ndërsa nëna la karrocën e vajzës.
