Me anë të një postimi në Instagram, reperi i njohur Mozzik në krah të Arbër Hajdarit, themeluesit të "Fundjavë ndryshe" ka bërë të ditur se janë mbledhur plot 1 milion dollarë nga donacionet e shumta.
"Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku! Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm! Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave, për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi, po ma zbërthen fjalën "Bashkë ia dalim". Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira! Zoti është më i madhi, e vetëm te ai ndihmë kërkojmë! Faleminderit gjithve Vazhdojmë tutje", shkruan Mozzik.

