Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Nëntor 2019, 14:02

Iu prenë ëndrrat: Kush është Kristi, studentja e mjekësisë që humbi jetën nën rrënoja

Një prej viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e të martës, është edhe studentja e mjekësisë Kristi Reçi. Ajo kishte ëndërr që bëhej doktoreshë dermatologe dhe të vazhdonte jetën në shërbim të komunitetit si mjeke. Kristi pëlqente të udhëtonte dhe të lexonte libra ku në një prej postimeve të saj ka shkëputur një shprehje nga libri Princi i vogël: “Është fare e thjeshtë: vetëm zemra sheh mirë. Thelbi për sytë është i padukshëm” .

Por tërmeti i mori jetën të resë duke ia prerë ëndrrat në mes Kristi u nxor e pajetë nga rrënojat e pallatit në Thumanë.

Konfirmimin e jep vetë Rektori i Universitetit Mjeksor të Tiranës, Arben Gjata, i cili në Facebook shkruan se Kristi Reci, studente e këtij Universiteti, konfirmohet mes viktimave të tërmetit.

"Mes viktimave te termetit edhe studentja jone, e ndjera Kristi Reçi. Per te dhe per te gjithe viktimat e kesaj dite te kobshme; ju qofte perhere e gjelber lendina, u prehshi ne paqe dhe ngushellime familjeve!"