Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Nëntor 2019, 12:12

Rrezik shembjeje: Tërmeti çan në mes Urën e Shkozetit (Video)

Ura e Shkozetit është në rrezik shembjeje. Në videon e siguruar nga "Dosja.al" shihet që ura ka të çara të dallueshme mes këmbëve gjigande prej betoni.

Akoma nuk janë marrë masat e duhura për këtë dëmtim të rëndë dhe qytetarët vijojnë të kalojnë në rrugën poshtë saj dhe automjetet gjithashtu.

31 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm teksa ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës.