Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Nëntor 2019, 12:12

Papa Françesku telegram presidentit Meta: Lutem për popullin shqiptar që e dua kaq shumë

Në emër të Papa Françeskut, Sekretari Kardinal i Shtetit, Pietro Parolin, i ka dërguar presidentit Ilir Meta një telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit të djeshëm. Kardinal Pietro Parolin thotë se ‘Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë’.

“Të lutemi për ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi. Lutemi edhe për personelin e urgjencës që po ndihmojnë. Unë jam afër viktimave, lutem për familjet, Zoti e bekoftë këtë popull për të cilin unë e dua aq shumë”, thuhet në telegram.

Burimi: dosja.al