Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Nëntor 2019, 12:12

Nëna dhe vajza 8-vjeçare humbën jetën nga tërmeti, historia e familjes trondit botën

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë është kthyer që prej ditës së djeshme në qendër të vëmendjes së mediave të huaja. Gazeta më e madhe zvicerane, Blick, i ka kushtuar një shkrim nënës 30-vjeçare dhe vajzës 8-vjeçare që humbën jetën nga tërmeti.

“Tërmeti shkatërroi një pallat me gjashtë kate në Durrës, ku jetonte Diena Meçaj Karanxha (30) dhe e bija, Esiela (8). Teksa ekipet e shpëtimit e gjetën vogëlushen të vdekur, ata e nxorën mamanë e re nga rrënojat të gjallë pas dy orësh. Për 14 orë qëndroi ajo e plagosur rëndë në rrënoja. Diena Karanxha u dërgua në spital, por humbi jetën aty. Ajo ndoqi kështu burrin e saj dhe babanë e Esielës. Karanxha e humbi burrin në vitin 2015 dhe jetonte vetëm me të bijën e vogël në pallat. Në një postim në FB në vitin 2015, ajo vajtonte humbjen e burrit, të cilin e quante me dashuri Dori: “Falenderoj Zotin çdo ditë për fatin që pata. Por jeta na vendos përpara provave të vështira”, shkruan Blick.