Fatkeqësisht çifti Pëllumb Gregu dhe Çelike Gregu nuk kanë mundur të luftojnë më tepër dhe janë nxjerrë të pajetë paraditen e sotme nga rrënojat e banesës së shembur. Ditën e djeshme djali i tyre Saimir 25 vjeç u nxor i gjallë nga rrënojat e pallatit, por mëngjesin e sotëm humbi jetën në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë. 25-vjeçari nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra. Në videon nga "fax news", shihet momenti i nxjerres së trupave të çiftit Gregu.
Dita e sotme është shpallur ditë zie Kombëtare, ndërkohë që kryeministri Edi Rama shpalli mëngjesin e sotëm gjendjen e jashtëzakonshme në Thumanë dhe në Durrës.
