Kryeministri Rama ka mbërritur në Durrës dhe është takuar me banorët e e situatën e vështirë që ata po kalojnë. Rama iu ka premtuar banorëve të prekur nga tërmeti se do të ndërtohen sërish banesat e tyre. Kryeministri është shprehur se ndërtimi i banesave përkon planifikim dhe kohë prandaj duhet durim.
"S’do bëjmë shtëpi kartoni do bëjmë shtëpi, shtëpi. Është çështje e planifikimit. Ky është një proces për t’iu thënë strehim atyre që iu është shembur shtëpia, ose është e pabanueshme. Po bëjmë një plan për këtë. Të mos vijnë ata që s’kanë nevojë”, u shpreh Rama.
Burimi: korrieri
