Rolejt Vata, 7 vjeç u nxor nga pallati në Thumanë para se të shembej, por pas këtij momenti ka humbur kontaktet me familjen. Gazetari i Report Tv, Ermal Qorri raportoi se Rolejt Vata humbi kontaktet me familjarët pasi është nxjerrë nga mamaja i tij shëndoshë e mirë. Mamaja e kishte lënë 7-vjeçarin poshtë ndërtesës dhe është ngjitur sërish në shtëpi për të ndihmuar djalin e saj të madh dhe vjehrrin me vjehrrën. Mami i Rolejtit ka thyer këmbën në përpjekje për t'i shpëtuar. Ajo i ka kërkuar vjehrrës që të nxjerrë djalin e madh jashtë. Vëllai i tij u gjet gjallë në prehrin e gjyshes, e cila e kishte mbrojtur me jetën e saj nipin. Mami i Rolejtit ka qenë në spital, por tani ka dalë dhe është në kërkim të djalit të vogël i cili prej orësh ka humbur kontaktet me familjen.
Burimi: Shqiptarja.com

