Një ditë pas tërmetit që goditi Shqipërinë, një tjetër tërmet ka goditur rajonin. Këtë herë tërmeti ka rënë në ishullin e Kretës, Greqi. Tërmeti ishte me magnitudë 6,1 afër Kretës, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Epiqendra e tërmetit shtrihet 74 km në perëndim të Chania dhe 20 km në jug të Antikythera ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 56 km.
Sipas dëshmisë nga Chania tërmeti zgjati për disa sekonda dhe lëkundjet janë ndjerë shumë edhe në Athinë, në të gjithë Peloponezin megjithëse ishte e vendosur 258 km në jug të kryeqytetit.
Lëkundja u shënua në orën 08:23 të ditës së sotme dhe mediat greke raportojnë se njerëzit janë në panik.
Burimi: korrieri.com.al
