Duke qenë se Shqipëria u trondit ditën e sotme, nga lëkundje të forta tërmeti, janë të shumtë njerëzit që kanë nisur fushata për të ndihmuar të gjithë të dëmtuarit. Reperi i njohur Mozzik, së bashku me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” të Arbër Hajdarit, ka krijuar një donacion në faqen e njohur të amerikane për mbedhje fondesh (Go Found Me).

13 orë pas krijimit të donacionit, janë mbedhur 420,787 dollarë. Nismës së tyre iu është bashkëngjitur dhe Elvis Naçi, i cili deri tani ka mbledhur 111,715 dollarë. Në total është mbledhur një shumë rekord prej rreth 600 mijë dollarë.
https://www.gofundme.com/f/termeti

