Nga Shqipëria / E Martë 26 Nëntor 2019, 22:10

Mrekulli: Qeni i trajnuar i ekipit të Kosovës shpëton 3 persona nga rrënojat

Pas ngjarjes së tmerrshme nga e cila u përfshi Shqipëria ditën e sotme, ekipet e ushtrisë së Kosovës dhe Policisë janë duke e ndihmuar popullin shqiptar në gjetjen e njerëzve që kanë mbetur poshtë rrënojave. Ushtria e Kosovës ka treguar një profesionalizëm të vërtetë dhe deri më tani ka ndihmua në nxjerrjen dhe identifikimin e disa personave. Mediat kanë shkruar se ushtarët e FSK’së me qenët e tyre të trajnuar kanë arritur të gjejnë deri tani 3 persona të gjallë nën gërmadha, mes të cilëve një 16 vjeçar.

Burimi: Gazeta Metro