Këtë të martë, lëkundje të forta tërmeti tronditën Shqipërinë. Rreth 22 njerëz kanë hu mbur fatkeqësisht jetën e shumë banorë janë në kërkim të të afërmëve të tyre. Një i ri ka bërë thirrje gjatë një prononcimi për mediat që të gjendet mbesa e tij, e cila rezulton e humbur. Mbesa e tij quhet Drita Cakoni. Banori ka treguar se zilja në celular i shkon, por nuk përgjigjet njeri.
"Kam humbur mbesën, nuk e di ku është. I bie telefonit, shkon zilja, por nuk e hap njeri. Tërmet kam parë, por jo situatë të tillë. As kunati nuk më përgjigjet. Kam kërkuar informacion tek QSUT dhe tek Trauma, në m org edhe tek Spitali i Lezhës, por nuk gjendet mbesa. Kërkoj ndihmë, dua shpresë që të gjejmë mbesën”, është shprehur qytetari për mediat.

