Nga Shqipëria / E Martë 26 Nëntor 2019, 20:08

'As në qiell të hapur, as në tenda', Edi Rama bashkëpunon me hotelet e zonës për strehimin e banorëve

Lëkundjet e forta të tërmetit që tronditën Shqipërinë këtë të martë kanë shkaktuar dëme të mëdha. Shumë njerëz kanë mbetur të pastrehë por fatmirësisht janë ndërmarrë nisma ndihmëse. Banorëve iu janë ofruar çadra për të kaluar natën, por duke qenë se janë të pamjaftueshme qeveria ka ndërhyrë. Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se qeveria do të bashkëpunojë me hotelet e zonës për të strehuar banorët.

“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale”, shkruan kryeministri në Facebook.