Nga Shqipëria / E Martë 26 Nëntor 2019, 17:05

Albi Nako dhe Kledi Kadiu dhurojnë fitimet e tyre për të prekurit nga tërmeti

Në ndihmë të njerëzve të prekur nga tërmeti që tronditi sot Shqipërinë, është përfshirë së fundmi dhe balerini Kledi Kadiu në bashkëpunim me koreografin Albi Nako. Ditën e sotme, Kledi do të mbante një ëorkshop në ‘Albi Nako Dance Academy’. Eventi është anuluar për shkak të ngjarjes së rëndë dhe është shtyrë për një ditë tjetër.

Albi ka lajmëruar se të gjitha të ardhurat e këtij ‘workshop-i’ do të shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara. “Ishte parashikuar sot ardhja e balerinit të njohur Kledi Kadiu nga Italia në Tiranë për mbarëvajtjen e një ‘workshop’ në ambientet e Albi Nako Dance Academy, por tragjedia që pllakosi sot Shqipërinë bëri që ky event të shtyhet në datën 3 dhjetor. Gjithë të ardhurat e këtij ‘workshopi’ shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Jam i lumtur që këtë iniciativë e morëm bashkë. Faleminderit Kledi. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka shkruar koreografi në një postim njoftues të bërë në profilin e tij të Instagramit.