Nga Shqipëria / E Martë 26 Nëntor 2019, 16:04

Në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti: Xhesika dhe Adrola ndërmarrin nismën humane

Mëngjesin e sotëm një tërmet i fortë 6.4 ballë ka tronditur Shqipërinë. Fatkeqësisht dëmet kanë qenë të rënda dhe përpos dëmeve materiale, janë humbur dhe shumë jetë njerëzish. Shqiptarët po tregohen të gatshëm për të ndihmuar njëri-tjetrin në një situatë të tillë alarmante dhe shumë të dhimbshme.

Modelet e njohura Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, janë dy ndër personazhet publike që kanë ndërmarrë nismën e një fushate për të ardhur në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti. “Tërmeti që shkundi Shqipërinë, ka shkundur zemrën e cdo shqiptari... Të gjithë bashkë mund të bëjmë dicka për ta ndryshuar realitetin e trishtë të Shqipërisë sot. Le të veprojme me zemër!”, janë shprehur të dyja.

Kjo është llogaria e hapur nga Xhesika dhe Adrola, ku mund të dhuroni sipas mundësive për kauzën e tyre humane:

https://www.gofundme.com/f/fundraiser-for-albanian-earthquake-victims?utm_source=customer&utm_medium=copy_link&utm_campaign=p_cf+share-flow-1