Një 17-vjeçar Ramë Lala është shpëtuar duke u nxjerrë nga rrënojat ku kishte mbetur si pasojë e shembjes së banesës te Këneta nga tërmeti. Pas nxjerrjes 17-vjeçari është transportuar për ndihmë në spital. Në momentin që është nxjerrë 17-vjeçari ka kërkuar nënën, 'ku është mami?' është shprehur ai. Në banesën katër katëshe të familjes Lala me origjinë nga Peshkopia jetonin tre kurora të së njëjtës familje.
Burimi: Report Tv
