Shqipëria është tronditur ditën e sotme nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës rihter. Tërmeti e kishte epiqendrën 10 kilometra nga Shijaku, 9km në veri të Durrësit dhe 33km në perëndim të Tiranës. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar momentin e frikshëm kur një ndërtesë në Shëngjin të Lezhës ka pësuar lëkundje të forta nga goditja e tërmetit në orën 03:54.
