Nga Shqipëria / E Martë 26 Nëntor 2019, 13:01

Tragjike: Gjyshja dhe mbesa 3-vjeçe nxirren të pajeta nga një pallat në Thumanë

Dy persona janë nxjerrë të pajetë nga një pallat në Thumanë. Bëhet fjalë për një vajzë të mitur 3 vjeçe dhe gjyshen e saj. Ora News raporton se në këtë familje, kryefamiljari ndodhet në Greqi, ndërsa bashkëshortja e tij bashkë me djalin janë dërguar në spitalin e Traumës. Forcat e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë të miturën me batanije, ndërsa familjarët kanë shpërthyer në lot. Ndërkohë operacioni i kërkim shpëtimit vazhdon. 

Burimi: OraNews.al