Sizmiologu i njohur grek, Akis Tselentis, i cili ka bërë edhe parashikimet për këto valë tërmetesh të forta në vendin tonë është telefonuar mëngjesin e sotëm nga gazetari, Enkel Demi, nga studio e Abcnews për të komentuar tërmetin e madh që përfshiu Shqipërinë në orën 03:54 minuta. Sizmologu i njohur deklaroi, se ky ishte “piku më i lartë” i valës së tërmeteve që priteshin dhe pasgoditjet, sa vijnë e do të pakësohen.
Ndërsa sizmiologu Eftimious Lekkas në një intervistë për mediat greke ka treguar shkakun se përse ky tërmet, ndryshe nga ai i shtatori shtaktoi kaq dëme në Shqipëri. Sipas tij, ka qenë pikërisht tërmeti i shtatorit që ka dobësuar strukturat e ndërtesave që sot u shembën duke zënë nën vete një numër të madh personash.Pritet që Lekkas të vijë sot në Shqipëri bashkë me një ekip për të bërë kërkime të mëtejshme në lidhje me tërmetet që po godadin Shqipërinë. /abcnews.al
