Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ditën e nesërme feston ditëlindjen. Ajo mbush 29 vjeç dhe urimet për të kanë filluar që tani.

E para që e ka uruar, me një urim me fjalë të zgjedhura, është e ëma e saj, Vera Ora. Ajo ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit dy foto të këngëtares. Në njërën ajo shihet në një moshë të vogël, kur ishte fëmijë, e në tjetrën Rita është në shoqërinë e nënës dhe babait të saj.

‘Gëzuar ditëlindjen Rita Pita! Të duam kaq shumë! E kam thënë njëherë dhe do e them prapë: Zemra jote ka qenë gjithmonë më e madhe se trupi yt, shfrytëzoje! Rita Pita me zemër!’, ka shkruar ajo.








