Ditën e sotme, kënga ‘Akull’ e publikuar nga Capital T, u bllokua nga kanali i Youtubit. 2 ditë pas lancimit të saj, u zbulua se pjesa hyrëse e këngës është në fakt e kopjuar nga “Galliyan”, kolonë zanore e filmit të famshëm të Bollywood-it “Ek Villain”.

Ishin ndjekësit e reperit, ata të cilët e vunë re këtë detaj dhe e treguan në komente. Pas bllokimit të këngës dhe akuzave për kopje, ka reguar dhe Capitali. Një ndër ndjekësit i ka komentuar se nuk është aspak mirë të marrësh këngën e tjetrit, ama reperi ka sqaruar se producenti ka përdorur një fragment të filmit, pa dijeninë e tij dhe tani do ta rregullojnë.

Ai ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, në të cilën shihet teksa ka mbuluar fytyrën me duar dhe shkruan: ‘Duke pritur të kthehet ‘Akull’ në Youtube. A po iu mungon? Besoj se do të kthehet shpejt e deri atëherë e keni krejt në telefona’.










