Nga Shqipëria / E Hënë 25 Nëntor 2019, 21:09

Nuk do ta njihni: Publikohet foto e rrallë e Noizyt para famës

Reperi i njohur Noizy është një ndër personazhet më të komentuar të Showbizit dhe shumë i pëlqyer nga publiku. Ai është një ndër reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare dhe këngët e tij kthehen në hite të menjëhershme.

Noizy është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe së fundmi, si rrallëherë, ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto kur ishte i vogël. Fotoja i përket viteve 1999-2000 dhe është realizuar në kohën kur reperi ishte në shkollën “Eaglesfield” në Londër.

Në foto paraqitet e gjithë klasa e Noizyt, i cili është rradhitur i dyti në rrjeshtin e fundit. Ai duket shumë ndryshe nga c’jemi mësuar ta shohim sot, me kollare dhe me flokë të gjatë të ndarë në mes.