Për gati dy muaj Rina Balaj vendosi të merrte një pauzë nga muzika dhe mbylli po ashtu edhe rrjetet sociale. Gjatë kësaj kohe pati shumë polemika, u tha se reperja është larguar përfundimisht nga muzika, më pas familjarët e saj e fansat nënshkruan një peticion për t'i rikthyer Instagramin e shumë të tjera. Mirëpo së fundmi Rina u rikthye duke hapur një profil të ri në Instagram dhe sot ka vendosur të flasë.

Reperja tregon se ka qenë vendimi i saj për të qëndruar larg rrjeteve sociale pasi i kishin sjellë shumë stres. Rina shkruan se në rrjete sociale shkruhen shumë të pavërteta dhe kjo ka ndikuar tek vendimi i saj.

"Me fol diçka për Instagram-in dhe për të gjitha rrjetet sociale që i kam pasur edhe që nuk i kam më. Unë personalisht sipas përvojës time dy mujore që isha pa rrjetet social, edhe mungesa e Instagram-t të vjetër më ka bërë të mendoj që: 'Rrjetet sociale nuk më bëjnë mua që të ndihem ajo që unë jam në të vërtetë'

"Për fansat e mi. Për mua nuk ka rëndësi Instagrami i vjetër ose një 'like' që të ndihem mirë ose vetvetja. E dua veten kështu siç jam. E dua jetën! Bëj atë që më pëlqen pa më treguar dikush si ta bëj apo si të vendos për jetën time. Jam e lirë dhe e pavarur nga rrjetet sociale dhe nga njerëzit që më shkaktojnë stres se kështu unë vetë vendosa"

"Ju flas nga përvoja, nuk po flas vetëm për të thënë që thashë diçka. I dua njerëzit që vendosin vetë për veten. I dua njerëzit e pavarur, njerëzit që punojnë në vetvete pa lënduar askënd. Fillo edhe bëj atë që gjithmonë të ka thënë zemra"

"Rrjetet sociale krijojnë urrejtje, krijojnë vetbesim të kotë, janë 'fake'. Puno me veten, merru me veten, ndihmo njerëzit që kanë nevojë, mos krijo urrejtje. Se një herë kemi për të jetuar, le ta bëjmë siç duam vetë, pa limit"

"Asnjëherë mos e nënshkruaj jetën tënde, edhe asnjëherë mos e shit shpirtin tënd për ëndrrat e tua. Ti je i vetmi person që mundesh t'i bësh ëndrrat e tua realitet duke besuar në vetvete dhe duke pas shpresë. Sigurohu që çfarëdo që vendos të bësh për jetën tënde do jetë zgjedhja jote e jo e dikujt tjetër"

"Deri dje kam menduar që njerëzit nuk i duan 'njerëzit që filozofojnë shumë', por sot mendoj që njerëzit thjesht nuk duan të pranojnë të vërtetën që ndjejnë brenda vetes", përfundon Rina.














