Reperi i njohur Mozzik menjëherë pas koncertit të mbajtur në Zvicër, është kthyer në vendlindjen e tij. Ai njihet për karakterin e tij goxha human dhe këtë e ka vërtetuar më së miri së fundmi me anë të një gjesti shumë bujar.

Mozzik ka ndihmuar familjet në nevojë dhe këtë e ka treguar vetë ai përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit. Ndonëse në raste të tilla, vlen më shumë se kurrë shprehja ‘kur ndihmon të varfërit, lëre kamerën në shtëpi’, reperi ka vendosur ta postojë foton më shumë për të ndërgjegjësuar njerëzit e tjerë që i kanë mundësitë që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Era dimër...e kur vjen era dimër në Kosovë dikujt nuk i ndalen vështirësitë jetësore. A ka më rëndë për një babë ( prind ) i cili ska nga t’ia mbajë , çfarë të bëjë për familjen e tij, e familjes së tij i kanë humbur shpresat për gjithçka , e vetmja fjalë qe i mban gjallë është ” Do bëhet mirë”. Andaj sa të mundem do vizitoj nevojtar, kam vizituar e vazhdoj ende...Nuk pata qef ta postoj këtë foto , por më shtyri fakti e ndërgjegja njerëzore...Ndoshta dikush motivohet për një gjest të tillë. Vërtetë kemi nevojë secili njeri ,për secilin njeri! Lutuni për rrisk,duke dhënë!”, ka shkruar Mozzik krahas postimit te tij.









