Nga Shqipëria / E Hënë 25 Nëntor 2019, 14:02

Zbulohet lidhja e aktores shqiptare me tropojanin që jeton në Gjermani

Agjenti 00 Thumb mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit "Thumb on" në RTV Ora ka zbuluar se aktorja bukuroshe, Inva Gashi është në një lidhje dashurie.

Agjenti bëri të ditur se Inva e cila njihet për rolet e saj në "Al Pazar", është e lidhur me një djalë nga Tropoja i cili jeton në Gjermani.

Madje agjenti publikoi edhe foto të çiftit në të cilën ata shfaqen shumë të lumtur.