Nga Shqipëria / E Hënë 25 Nëntor 2019, 11:11

'Si Barbie', Dua Lipa shpallet artisja e veshur më bukur në American Music Awards 2019

U mbajt mbrëmjen e djeshme eventi muzikor "American Music Awards" ose "AMA", ku parakaluan në tapetin e kuq artistë të njohur dhe u ndanë çmime. Në këtë event mori pjesë edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa e cila shoqërohej nga partneri, Anwar Hadid.

Dua ishte veshur me një fustan saten ngjyrë rozë, me një fjongo të zezë anash dhe taka të zeza.

Këngëtarja kishte zgjedhur që të shfaqej me një makeup minimalist, flokët e kapura dhe një varëse me gur smeraldi.

Revistat prestigjioze "Vogue" dhe "Glamour" e kanë futur Duan në listën e këngëtareve të veshura më bukur në "AMA".

"Dua Lipa ishte si Barbie, e veshur me Miu Miu, me pak fjalë i ishte përshtatur kodit të veshjes në AMA", shkruan revista Vogue./Xing.al