Nga Shqipëria / E Hënë 25 Nëntor 2019, 11:11

Enca rrëzohet nga froni, një tjetër këngëtare shqiptare shpallet më e ndjekura në Instagram

Enca ka rënë nga froni i artistes më të ndjekur në Instagram pasi dikush tjetër ia ka zënë vendin. Enca ishte e para artiste shqiptare që arriti 1 milion ndjekës e më pas 2 milion, por këtë shifër tani e ka kapur edhe Loredana.

Loredana e ka kaluar Encën duke arritur 2.2 milion ndjekës në Instagram, një tjetër sukses për artisten që gjatë këtij viti ka qenë shumë e komentuar.

Loredana këtë vit mori çmim në "MTV Europe Music Awards", publikoi albumin "King Lori" dhe këngët e saj të njëpasnjëshme ishin në top-lista.

Sa i përket Encës, këngëtarja gjithashtu ka pasur një vit të suksesshëm me këngë të reja që u kthyen në hite si "Hajde" në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin, "Jealous" apo "Mwah".