Nga Shqipëria / E Hënë 25 Nëntor 2019, 10:10

Gazetari e pyet për vezët e ngrira, Bleona largohet nga intervista

Gazetari i "Thumb on". Ronaldo Sharka ka shkuar në premierën e filmit "Falco" për të intervistuar VIP-at e mes tyre edhe këngëtaren Bleona Qereti e cila luan rol kryesor në këtë film. 

"Po më kujtohen kohët kur isha fëmijë që shikoja filma shqiptar, jam shumë e lumtur për këtë fakt", u shpreh Bleona e buzëqeshur ndërsa pyetja e rradhës nga gazetari ishte e papritur: "Me vezët çfarë u bë?"

"Çfarë duhet të bëhet me vezët?", ia ktheu Bleona e çuditur.

"I ke shkrirë?", e pyeti gazetari. "Do ta merrni vesh nëqoftëse shkrihen", u përgjigj Bleona dhe u largua nga intervista.