Prej disa javësh tashmë kanë nisur dy emisionet konkurrente që transmetohen në të njëjtën fashë orare "Klanifornia" dhe "Shiko kush luan". Të dy emisionet prezantohen nga motrat Vjollca e këto dy të fundit na kanë fshehur një detaj.

Bëhet fjalë për veshjet e tyre të cilat siç duket Marina dhe Luana i përzgjedhin në përshtatje me njëra-tjetrën.

Këtë e vumë re javë më parë kur të dyja u shfaqën me të kuqe në një nga puntatat. Por kjo nuk ishte hera e vetme.

Edhe mbrëmjen e djeshme Marina dhe Luana u shfaqën të dyja si Barbie të veshura me rozë. Marina më serioze me kostum ndërsa Luana lozonjare me fustan.

Votoni në sondazh se cila mendoni që vishet më bukur gjatë këtyre puntatave të "Klanifornia" dhe "Shiko kush luan".










