Nga Shqipëria / E Diel 24 Nëntor 2019, 16:04

Rrëfehet moderatorja shqiptare: Emisioni që më bëri eksperte të basteve, shumat që fitoja

Gea Braha u bë e njohur 5 vite më parë kur u bë pjesë e programit investigativ "Fiks Fare", një eksperiencë që i hapi rrugën dhe sot ajo është gazetare sportive. Në një intervistë për "Panorama plus", Gea tregon se në kohën kur prezanonte "Bar Skedina", vinte baste dhe u bë eksperte.

"Po, kam vendosur baste dhe jo vetëm kaq, sepse u bëra eksperte. (qesh) U mësova sigurisht nga formati dhe pati një periudhë që po fitoja shumë shpesh madje", është shprehur Gea.

Ajo tregoi se ka marrë edhe oferta për t'iu futur kinemasë, por po i mendon

"Po, madje kam marrë shumë. Por i shoh me kujdes, pasi duhet të jenë dhe bindëse. Nëse do të kishte diçka që ia vlen, pse jo", është përgjigjur Gea.

Pak kohë më parë Gea mori një propozim teksa ndodhej në stadium, e për ktë moment ajo tregoi: "Ishte moment shumë i lezetshëm, por shumë i papritur, siç duket dhe në video. U bë shumë “funny” sepse më gjetën të “papërgatitur” (qesh) Ndërkohë isha duke punuar dhe më flisnin në kufje vazhdimisht, kështu që e humba si moment".