Ami dhe Ermali kanë nisur pushimet familjare këtë fund nëntori dhe kanë zgjedhur si destinacion Pragën. Ami është treguar shumë aktive në rrjete sociale duke na treguar çdo moment që po kalojnë atje e duke na mahnitur me fotot.

Fillimisht Ami ka pozuar pranë pemës gjigante të festave, më pas me një kurorë në kokë ku shkruan "Jam mbretëresha e jetës sime" dhe më pas pranë një makine të kuqe, e veshur me shumë shije.

Nuk kanë munguar edhe fotot e lezetshme me Joelin i cili teksa Ami po pozonte, shkoi me vrap pranë saj.

Ndërsa në një video të postuar në Instastory, Ami dhe Ermali shfaqen të përqafuar e shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.








