Olti Curri, blogeri i cili njihet për deklaratat e tij të bujshme e që flet gjithnjë pa doreza, ka dhënë së fundmi një intervistë për "Prive", ku ka cekur edhe VIP-at shqiptar.

I pyetur se cila është këngëtarja që nuk e meriton sipas tij epitetin këngëtare, Olti tha emrin e Morena Tarakut.

"Po për shembull, Morena Taraku", u përgjigj Olti.

Kujtojmë që pak kohë më parë blogeri bëri një postim për Morenën ku ironizonte qëndrimin që ajo kishte marrë për një foto.








