Në një intervistë të fundit, Mozzik deklaroi se kishte dy muaj pa e parë vogëlushen e tij, Hanën. "Më mungon Hana çdo ditë", u shpreh reperi dhe tregoi se mund ta shohë atë vetëm nëpërmjet videove.

Megjithatë mbrëmjen e djeshme për Mozzikun ka qenë një moment prekës pasi pas dy muajve, ai më në fund e ka takuar vajzën.

Mozzik shkoi në Zvicër për një koncert, atje ku jeton dhe Loredana e kështu pati rastin të kalonte kohë me Hanën. Reperi postoi disa video ku babë e bir shihen të lumtur që janë takuar sërish ndërsa në video të tjera vogëlushja shfaqet duke kërcyer me këngët e të atit.







