Moderatorja e njohur Kiara Tito dhe këngëtari shumë i dashur për publikun Butrint Imeri janë përfolur gjatë për një lidhje mes tyre, ndonëse asnjëri nuk dha asnjëherë një sqarim se si qëndronte e vërteta.

Sonte Kiara ishte e ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’ dhe në një farë mënyre ajo e ka pranuar se mes saj dhe Butrintit ka ekzistuar një romancë.

Gjatë emisionit, moderatores iu drejtua një pyetje e tillë: “Marrëdhënien mes një këngëtari dhe një moderatoreje a mund ta prishë nëna e tij?”. Ndonëse pa përmendur emra, pyetja dukej se i referohej asaj dhe Butrintit.

“Jo nuk është e vërtetë, kjo varet nga situatat që krijohen por jo nga mamaja” – u shpreh Kiara duke zbuluar kështu se mes saj dhe këngëtarit është krijuar një situatë aq e pakëndshme që ka cuar deri në ndarje.






