Ronela Hajati dhe Young Zerka që prej kohësh janë përfolur për një lidhje. Javë më parë, të ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’, si Ronela ashtu dhe Zerka e konsideruan njëri-tjetrin si ‘shpirti binjak’ dhe kjo u mor si konfirmim nga ana e tyre.

Këtë mbrëmje, Zerka ishte i ftuar në ‘Prive’ dhe ka folur si për jetën profesionale ashtu dhe atë private, ku kryefjalë është padyshim Ronela. I pyetur për një lidhje të mundshme mes tyre, këngëtari e ka konfirmuar duke u shprehur se janë bashkë.

“Jemi bashkë, punojmë bashkë, qeshim bashkë. Jemi tek i njëjti çelës bashkë”, ka thënë Zerka në intervistën për ‘Prive’.








